Satelitët e miliarderit Elon Musk ‘pushtojnë’ Tiranën. Infoweb Media siguron videon

0

Satelitët Starlink të Elon Musk, ‘pushtojnë’ Tiranën.

Spektakli qiellor u shfaq për disa minuta dhe u pa me kuriozitet nga qindra banorë të kryeqytetit.

Infoweb Media ka siguruar ekskluzivisht video me pamjen e satelitëve që vezullojnë mbi Tiranë.

Nuk është hera e parë që satelitët e Musk shfaqen në Shqipëri. Një fenomen i tillë është konstatuar edhe në qytete të tjera të vendit.

Ndërkaq, prej disa kohësh vëzhguesit e qiellit në Europë dhe në mbarë Botën kanë raportuar të njëjtin fenomen.

Starlink është emri informal për projektin Space X të Musk i cili ka për qëllim të krijojë një konstelacion satelitësh në pjesën e ulët të orbitës për të përmirësuar shërbimin e internetit. Kujtojmë se satelitët e Elon Musk janë filmuar edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë pak ditë më parë.

Po çfarë është Starlink?

Elon Musk ka lëshuar kohët e fundit në hapësirë dhe njësinë e pestë të satelitëve “Starlink” në kuadër të projektit Space X, duke e çuar numrin e tyre në 300.
Ata formojnë një konstelacion me qindra satelitë, të projektuar për të mundësuar shërbim interneti me çmim më të ulët nga orbita e Tokës. Konstelacioni, i njohur ndryshe si Starlink është duke u zhvilluar në ambientet e SpaceX në Redmond të Uashingtonit. Ndërkohë që qëllimi i tij është që të sjellë internet të shpejtë në shtëpinë tuaj nga hapësira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu