Sazan Guri: Mbajtja e maskës të bën pak budalla

0

Ambientalisti Sazan Guri ka nxjerrë një hipotezë të re në lidhje me mbatjen e maskës. Ai ka renditur të gjitha pasojat negative të mbajtjes së saj, duke filluar që nga frymëmarrja apo infeksioni i gojës dhe duke konkluduar në përfundimin se maska të bën pak budalla. Këtë argument Guri e lidh me mosoksigjenimin e organizmit.

“Mbajtja e maskës sjell sëmundjen e gojës që nga fyti, faringu, laringu, pse nuk sëmuren ata që punojnë në çimento, sepse i mbron goja. Mbajtja e maskës rrit nivelin e dioksidit të karbonit në organizëm dhe të bën edhe pak budalla”, tha Guri në “Shqipëria Live”.

Sazan Guri ka qenë një ndër personat e parë që ka kundërshtuar mbajtjen e maskës pas përhapjes së pandemisë së COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu