Scarlett Johansson në pritje të ëmbël për herë të dytë

0

Aktorja Scarlett Johansson është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Ajo do të sjellë në jetë fëmijën e parë nga lidhja e dashurisë me Colin Jost.

Një burim për Page Six ka treguar se aktorja po ashtu dhe bashkëshorti i saj janë shumë të lumtur për fëmijën që do të vijë së shpejti në jetë.

Scarlett do të lindë së shpejti, e di se ajo dhe Colin janë të lumtur”, ka thënë burimi.

Ndërsa një tjetër ka shtuar se ajo ka qëndruar larg vëmendjes mediatike këto kohë dhe se qëllimisht po mban një profil të ulët publik. Në fakt Scarlett u përfol për një shtatzëni që në momentin që nuk  mori pjesë në disa evente të filmit të ardhshëm “Black Widow”.

“Ajo nuk ka marrë pjesë në shumë evente dhe intervista për promovimin e Black Widow, gjë që është surprizuese duke qenë se ky është një projekt i rëndësishëm për Marvel/Disndey dhe ajo ka jo vetëm rolin e aktores, por edhe të producentes ekzekutive”, ka shpjeguar burimi.

Johansson ka aktualisht një fëmijë, vajzën 6-vjeçare të quajtur Rose Dorothy Dauriac, që ka ardhur në jetë nga lidhja me ish-bashkëshortin Romain Dauriac, me të cilin ajo ishte e martuar nga viti 2014-2017.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu