Sekuestrohen 12 milion euro pasuri në Itali dhe Shqipëri

0

Guardia di Finanzza në bashkëpunim me Eurojust kanë sekuestruar 12 milion euro pasuri në Itali dhe në Shqipëri.

Operacioni “Ndiq paranë 2” nisi nga Antimafia italiane në Katania. Pasuritë e sekuestruara janë aksione të ndërmarrjeve të transportit dhe tregtimin e produkteve të naftës.

Besohet se sipërmarrësit janë të lidhur me klane mafioze në Itali. Sipas mediave italiane, 12 milion euro u sekuestruan në shtatë provinca të gjashtë rajoneve italiane dhe në Shqipëri.

Sekuestrimket janë kryer në Catania, Romë, Milano, Novara, Udine, Varese dhe Verona. Hetimi, hodhi dritë mbi pastrimin e të ardhurave të paligjshme të bosit Giuseppe Scarvaglieri, i klanit Scalisi të Adrano, i burgosur nën regjimin 41 bis, përmes aktiviteteve sipërmarrëse të menaxhuara nga nipi i tij, Salvatore Calcagno, dhe nga sipërmarrësit Antonio Siverino dhe djali i tij Francesco.

Ky e fundit, nga ana tjetër, përdori emra të ndryshëm për krijimin e ndërmarrjeve të shumta që veprojnë në të gjithë territorin kombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu