Celibashi: Përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe

0

 

Kur jemi edhe 9 ditë larg zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në Twitter, njofton se ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për disa qarqe.

Bëhet fjalë për Vlorën, Korçën, Beratin, Gjirokastrën, Elbasanin dhe Fierin, ndërsa mësohet se janë printuar nga kompania sllovene “Cetis”.

“Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme. Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis”, njofton Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu