Sekuestrohen 15 kg kanabis në Kapshticë, arrestohet transportuesi

0

Policia kufitare e  Kapshticës ka sekuestruar  rreth 15 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa në një mjet që udhëtonte nga Kapshtica në drejtim të Greqisë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se është arrestuar drejtuesi i mjetit Sotiraq Çipi, 60 vjeç. Droga u gjet e fshehur në dy prej gomave të mjetit,gjatë kontrollit të policisë në vijën e dytë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 16 pako të cilat ishin mbështjellë me letër natriban. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit,ndërsa bëhet e ditur se lënda narkotike kishte si destinacion Greqinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu