Sekuestrohen 222 kg marijuanë në liqenin e Shkodrës/Në pranga 2 malazezë

0

Një sasi prej 222 kg marijuanë është kapur në liqenin e Shkodrës, me qëllim kalimin në Malin e Zi.

Dy persona me iniciale N.R. dhe M.J. kanë rënë në pranga.

“Nga kontrolli i mëtejshëm i terrenit pranë anijes, policia lokalizoi dhe arrestoi dy persona me iniciale N.R. dhe M.J. Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e narkotikëve në një automjet të gjetur aty pranë. Lënda narkotike dhe dy të arrestuarit u dërguan në Policinë e Podgoricës”, njofton policia malazeze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu