TRAGJEDI në Elbasan / Humb jetën nga Covid 17-vjeçari dhe një grua e re shtatzënë

0

Një 30-vjeçare e cila ka qenë shtatzënë, ka humbur jetën pas infektimit me Covid në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ndaj nënës është ndërhyrë që të sillte në jetë fëmijën e saj në muajin e shtatë, për shkak të gjendjes së rënduar.

Pavarësisht ndërhyrjes për të hequr fëmijën i cili gëzon shëndet të plotë, nëna nuk ka mundur që të qendrojë në jetë, për shkak të komplikacioneve.

Më herët raportohet se Covid 19 i ka marrë jetën një 17-vjecari nga Elbasani. I riu ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin covid 1 në kryeqytet.

Nuk dihet ende nëse i riu që ka humbur jetën ka pasur sëmundje shoqëruese apo jo, ndërsa vdekja e tij është një nga moshat më të reja që prej fillimit të pandemisë.

Mësohet se i riu ndodhej prej një jave i intubuar në Infektiv.

Gjithashtu mësohet se në të njëjtin spital kanë qenë të shtruar dhe dy prindërit e tij.

Babai i 17-vjeçarit ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që e ëma e ka kaluar fazën e rrezikut, dhe i është rekomanduar nxjerrja nga ambientet spitalore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu