Sekuestrohen 260 fara kanabisi, kush janë dy të rinjtë e arrestuar në Durrës (EMRAT)

0

Goditet një rast i tregtimit të farave narkotike, me qëllim kultivimin e tyre, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Seldi Dauti, Gani Roci, ndërkohë u sekuestruan 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Sekuestrohen 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë në informacioneve të siguruara në rrugë operative për një rast të tregtimit të farave narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

 

S. D., 21 vjeç dhe G. R., 21 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë sepse gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata po udhëtonin, në Shkozet, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu