Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 5 milionë euro pasuri të personave të dënuar për trafik droge.
Mësohet se aksioni është udhëhequr nga Prokuroria e Tiranës dhe nuk bëhet me dije ende se kush janë personat të cilëve u është sekuestruar pasuria.
Organet ligjzbatuese në vend nuk kanë dhënë një reagim zyrtar në lidhje me këtë aksion dhe janë munduar ta kryejnë larg vëmendjes mediatike.