Shpërthim i fuqishëm në qendër të Madridit. Raportohet për viktima dhe të plagosur

0

 

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në një ndërtesë në qendër të Madridit duke lënë tre persona të vdekur.

Shpërthimi i fuqishëm përfshiu tre katet e sipërme të godinës, në zonën e Calle de Toledo. Pamjet dramatike nga skena e ngjarjes bënë xhiron e botës.

Në këtë video shfaqen shtëllunga të mëdha tymi dhe një ndërtesë që është shkatërruar.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit ndërsa një hetim ka nisur mbi ngjarjen.

Paraprakisht dyshohet për një rrjedhje gazi.

Një gazetar lokal e quajti shpërthimin si të “tmerrshëm” duke raportuar se kishte ndodhur në rrugën “Calle Toledo” në qendër të kryeqytetit spanjoll.

Në rrugë është vendosur një perimetër sigurie, ndërsa në vendngjarje përpos policisë ndodhen edhe Njësitë e Mbrojtjes Civile dhe 8 zjarrfikëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu