Sekuestrohen rreth 7 kg kokainë në një konteiner që transportonte fruta ekzotike

0

Guardia di Finanza Italiane në portin e Katanias ka sekuestruar rreth 7 kg kokainë me vlerë tregu 1 milionë euro me prejardhje nga Amerika Latine.

Kokaina është kapur në një konteiner që vinte nga Ekuadori e që transportonte fruta ekzotike.

Kokaina me peshë 6 kg e 729 gramë ishte konfeksionuar në pako 1 kg të fshehura në portat frigoriferike të konteinerit.

Konteineri me drogë ,që pak kohë më parë kishte mbërritur në portin e Katanias, ishte pozicionuar në një magazinë të përkohshme të portit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu