Selena Gomez flet për lidhjet e saj të mëparshme: Kanë qenë të mallkuara

0

Selena Gomez përveç se si këngëtare është e njohur edhe për dramat e saj në jetën romantike. Gjatë një interviste për “Vogue Australia”, ylli i Disney-it, foli shumë hapur për marrëdhëniet e së shkuarës dhe reflektimet e saj pas çdo ndarjeje.

Gomez ka qenë në një lidhje me Justin Bieber, The Weeknd, Nick Jonas, Zedd, etj dhe sipas saj të gjitha këto lidhje kanë patur diçka të përbashkët. Të gjitha kanë qenë ‘të mallkuara’!

“Mendoj se të gjitha eksperiencat e mia të lidhjeve kanë qenë të mallkuara. Kam qenë shumë e re, shumë e vogël për të qenë e ekspozuar ndaj disa gjërave që më kanë ndodhur kur kam qenë e lidhur. Jam ndjerë shumë pak në çdo marrëdhënie timen në të shkuarën, kurrë s’jam ndjerë e barabartë.” është shprehur këngëtarja

Selena, beson dhe do ta mendojë veten gjithnjë si të rrallë dhe të veçantë, prandaj “Rare” është edhe titulli i albumit të saj të fundit, që gjithashtu përfundoi duke e bërë edhe tatuazh në qafën e saj.

“Thoja shpesh, sa herë e dëgjoja atë fjalë se kjo ishte fiks çfarë doja të ndjeja për veten.” ka thënë Gomez.

Jo pak herë këngëtarja ka folur për traumat që ka pësuar si pasojë e marrëdhënieve të pashëndetshme në të kaluarën, që duket se kanë qenë kaq të shpeshta sa i quan si eksperienca ‘të mallkuara’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu