Sërisht varreza të ushtarëve grekë në Shqipëri/ Miratohet VKM-ja

0

VKM-ja e miratuar ditën e mërkurë nga qeveria parashikon nisje e shpronësimit të tokave ku do të ndërtohen varrezat e ushtarëve grekë gjatë luftës italo-Greke.
Varrezat po ndërtohen në bazë të marrëveshjes së arritur mes Athinës dhe Tiranës për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë në territorin shqiptar në vijim të vendimit nr.742, datë 13.12.2017, të Këshillit të Ministrave.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit është rreth 733 mijë lekë dhe shpenzimet procedurale, arrijnë vlerën 50 mijë lekë, të cilat do të përballohen nga Ministria e Mbrojtjes.
Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të tij.
Në fillim të këtij viti, Greqia i rikujton Shqipërisë nëpëmjet presidentit Prokopis Pavlopoulos, se afrimi i saj në familjen europiane dhe raportet e mira fqinjësore kushtëzohen nga çështje të cilat Tirana zyrtare ende nuk po i adreson dhe veçanërish ajo e varreve të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në jugun e Shqipërisë gjatë viteve 1940-‘41.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu