Në një reagim në Facebook, ai shkruan se “servilët e vanitozët bënin mirë të heshtnin sot për Gerti Bogdanin”, teksa shton se ishin ata që e larguan nga të gjitha strukturat e PD në vitin 2021.
Vampirët e PD, skërmitën edhe një herë dhëmbët në formë “dhimbje dhe keqardhje”në funeralin e Lamtumirës të Gerti Bogdanit.
Demalia: A ishin këta, duke filluar që nga dy kryetarët e PD-së Luli dhe Saliu, e me aprovimin unanim të Kryesisë, Këshillit Kombëtar të PD, që aprovuan njëherë në vend të 12 në listë e Tironës në 2017 dhe pastaj e hoqën fare nga lista për deputet në 2021 dhe e larguan nga të gjitha strukturat e PD?!! Sot dolën si gojë të shqyera krokodili duke folur për vlerat që kishte Gerti, si qytetar, intelektual, komunikues, politikan e.t.c.
Sigurisht dhimbja dhe tronditja që pati qyteti Tironës me nje djal model në të gjitha drejtimet, tregon se si ky djalë i mrekullueshëm me plot kuptimin e fjalës, ju imponua qytetarëve të Tironës me dashuri, thjeshtësi, mirësi, kjo është arsyeja që Tirona u trondit keq më lajmin e zi për Gertin e tyre të dashur.
Po këto vlera nuk mund të bashkejtonin me xhahilët, injorantët, primitivët, hajdutët e parasë dhe pronave publike e qytetare të Tironës që e kanë masakruar Tironën deri në shpërfytirim, gjë që Gertit, i dhimbte në shiprt qyteti i tij dem-baba dem si një familje me vlera e Tironës në ndertimin e saj. Vlera që jo rastësish paraqiteshin tek Gerti. Tironcit kanë një shprehje: “Shko bari në rrojët.” Gerti. Megjithëse ekselent në çdo dejtim, djalë modern dhe i studiar ne Amerikë, Ai kurrë nuk ju largua vlerave të familjes modhe Bogdani, dhe vlerave të qytetarisë dhe mirësisë dhe mirësjelljes Tironase. Në të kundërt u ngul thellë në këto vlera dhe me jetën e tij si model fisnikërie dhe qytetarie, intiligjence dhe burrnie i ngriti dhe më lart, në një kohë që Tironën e ka shkel në mënyrë barbare, turmat provincialiste si shkatërrim social dhe kulturor.
Gojëshqyerit e politikës së hajdutërisë dhe xhahilllikut, servilizmit dhe vanitozitet që dhe sot më shumë se për dhimbjen e Gertit, kishin shkuar për të çfaqur vanitozittin e tyre, bënin mirë të heshtnin dhe mos të shqyenin gojët e tyre krokodiliane si vampirë dhe hijena politike. Fytyrat dhe gojët e tyre krokodiliane, veç se ja prishën qetësinë me praninë e tyre në momentin e fundit që po largohej në Amshim. Paqe dhe dritën e përjetëshme do të keshë atje në qiell, si një YLL që do të ndriçosh nga larg errësirën e vampirëve me modelin që le.