Sesioni informues nga fondi Shqiptaro Amerikan ne UNIEL/ Krerët e UE flasin rreth projektit

0

Ne universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, sesioni informues nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për projektet e CleanScore, Master & Internship në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, programin LEAD Albania, si dhe fillimin e bashkëpunimit për projektin READ (Research Expertise from Academic Diaspora). Zv/Rektoria e Universitetit ” A.Xhuvani” Elvira Fetau, ne hapjen e ketij sensioni bëri një rezyme se kujt i sherben dhe sa i vlefshem është ky projekt.

Nga ana tjetër kordinatori i projektit Erik Keco, theksoi se projekti READ synon përmirësimin e kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe angazhimin e diasporës
akademike në rritjen e kapacitetve dhe zhvillimin e IAL-ve në Shqipëri.
Sakaq, edhe menaxheri i projektit Sokol Ymeri tregoi menyren sesi duhet vepruar për të bërë të mundur realizmimin e bashkepunimit, përfitimin e studenteve dhe jo vëtëm.

Në takim u theksua ndër të tjera rëndësia e bashkëpunimeve që vazhdimisht ka Universiteti Elbasanit “Aleksandër Xhuvani, ku në qendër janë personeli akademik dhe studentët. (InfowebTv V.P)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu