Sezoni i dasmave, por si kanë ndryshuar kërkesat e çifteve shqiptare vitet e fundit

0

Prej shumë vitesh stina e verës nuk identifikohet vetëm me sezonin e plazhit, por edhe me atë të dasmave. Pjesa më e madhe e shqiptarëve zgjedhin muajt korrik e gusht për të kurorëzuar lidhjet në martesë, e kësisoj për të organinuat dasma.

Po çfarë kërkojnë çiftet e reja nga ata që punojnë edhe nëpër dasma dhe cilat janë vështirësite e të angazhuarit në këtë festë, na e zbuluan në emisionin “Esencë”, këngëtarja Gresa Gjocera, fotografi Sonny K. Elson dhe artistja e makeup-it, Nela Maliqi. Ata u shprehën se nuk është e lehtë të bësh të lumtur të gjithë në një dasmë dhe se kërkesat e familjarëve dhe të të ftuarve shpesh janë të ndryshme.

Nela Maliqi u shpreh e tashmë ka arritur në një fazë ku për të rregulluar raportet mes saj, nuses së ardhshme dhe familjarëve i është dashur të përpilojë një kontratë. “Pika më e rëndësishme e kontratës është se nuk lejohen shoqërues me vete” – tha ajo.

Fotografi Sonny K. Elson tregoi se gjithnjë e më shumë po heq dorë nga dasmat pasi tregu është prishur shumë dhe shpesh çifti harron cilësinë duke bëre pazar për çmimin.

Kengëtarja e shquar e muzikës live, Gresa Gjocera sakaq pohoi se për të priotitet është çifti. Është dita e tyre ndaj gjithçka duhet bërë për ta.

Dasma më e tmerrshme? Kur gjithçka doli nga plani, pasi kishim rënë dakort për repertorin, këngët që do hapej dasma etj, gjithçka ndryshoi në moment të fundit dhe familja donte vetem valle, valle, valle pafund”-rrëfeu ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu