Elbasan – Një nga punonjësit e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan, Mentor Sopjani, po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për ndihmën e komunitetit.
Sipas një thirrjeje të bërë nga drejtuesit e institucionit, qytetarët dhe kolegët ftohen të japin ndihmesën e tyre financiare për të lehtësuar situatën e vështirë që po kalon Sopjani. Ai është vlerësuar si një punonjës i përkushtuar dhe i ndershëm, dhe tashmë ka nevojë për mbështetje.
Të dhënat për ndihmë: 📌 IBAN – Raiffeisen Bank: AL68202310590000000011964060
📌 Kontakti i familjarëve: +355 67 691 0698
Çdo ndihmë, pavarësisht shumës, mund të bëjë një ndryshim të madh për përmirësimin e gjendjes së tij. Solidariteti dhe humanizmi janë vlera që bashkojnë komunitetin në kohë të vështira.