Shan në shqip policët gjermanë/ E pëson keq 30-vjeçari shqiptar

0

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi ofendoi në gjuhën shqipe efektivët e policisë.

I riu me origjinë nga Kosova kishte marrë trenin nga Lohne në Osnabruck të Gjermanisë dhe mbërriti atje rreth orës 13:32.

Pas mbërritjes së trenit ai ka refuzuar që të zbresë nga treni dhe është kërkuar ndërhyrja e policisë.

Ai ka bërë sërish rezistencë duke ofenduar në gjuhën shqipe efektivët e policisë.

Po, 30-vjeçari nuk e dinte se njëri prej tyre kuptonte gjuhën shqipe.

Ndaj shqiptarit rëndon gjithashtu dhe akuza për fyerje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu