SHBA pezulloi përpunimin e vizave të emigrantëve për 75 vende! Preken lotaria amerikane, bashkimi familjar e punësimi

0

SHBA- DASH ka njoftuar sot pezullimin e shqyrtimit të aplikimit të vizave nga 75 vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Vendimi synon të ndalojë hyrjen në SHBA të aplikantëve që konsiderohen të rrezikuar dhe të kthehen në “barrë publike” për shtetin amerikan.

Sipas një memorandumi të brendshëm të Departamentit të Shtetit, të siguruar nga Fox Neë s Digital, zyrtarët konsullorë janë udhëzuar që të refuzojnë vizat në bazë të legjislacionit ekzistues, ndërkohë që po kryhet një rishikim i plotë i proceseve të shqyrtimit dhe verifikimit të aplikantëve. Pezullimi do të zgjasë për një afat të pacaktuar.

Në listën e vendeve të prekura, përveç Shqipërisë, përfshihen edhe Afganistani, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe vende të tjera si Rusia, Irani, Iraku, Egjipti, Brazili, Nigeria, Somalia, Tajlanda dhe Jemeni.

Pezullimi nis më 21 janar dhe do të vijojë për një periudhë të pacaktuar derisa Departamenti të kryejë rishqyrtimin. Kategoritë e vizave të prekura janë bashkimi familjar, punësimi, birësimi, emigrantët speciale, emigrim diversiteti (lotaria), ndërsa vizat studentore dhe turistike mbeten të paprekura.

Lista e plotë e vendeve për qytetarët e të cilëve pezullohet dhënia e vizave amerikane:

Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbaixhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje-Hercegovinë, Brazil, Burma, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbërt, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Demokratike e Kongos, Dominika, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Fixhi, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Grenada, Guatemala, Guinea, Haiti, Iran, Irak, Xhamaika, Jordani, Kazakhstan, Kosova, Kuvajt, Kyrgyzstan, Laos, Liban, Liberi, Libi, Maqedonia e Veriut, Moldova, Mongolia, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeria, Pakistan, Republika e Kongos, Rusia, Ruanda, Saint Kits dhe Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent dhe Grenadines, Senegal, Sierra Leone, Somalia, Sudani Jugor, Sudan, Siria, Tanzania, Tailanda, Togo, Tunizia, Uganda, Uruguaj, Uzbekistan and Jemen.

Ky pezullim i raportuar vjen ndërsa po zhvillohet një goditje e gjerë ndaj imigracionit që po ndjek Presidenti republikan i SHBA-së Donald Trump që nga marrja e detyrës në janar të vitit të kaluar. Në nëntor, Trump kishte premtuar se do të pezullonte përkohësisht migrimin nga të gjitha vendet e treta të Botës, pas të shtënave me armë pranë Shtëpisë së Bardhë nga një shtetas afgan që vrau një anëtar të Gardës Kombëtare