Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, policia jep detaje për autorin që goditi për vdekje fëmijën me skaf në Himarë

0

Policia e Vlorës jep informacin për autorin e vrasjes me skaf të fëmijës në Himarë. Ai është Arjan Tase Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Njoftimi:
Pas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku shtetasi A. T., me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 5 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Aktualisht, shtetasi A. T. ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu