Shefi i komisariatit të Divjakës i kallëzuar 4 herë, Meta: dhuna e sotme mund të ishte…

0

 

Presidenti, Ilir Meta, ka rimarrë sërish çështjen e dhunimit të aktivistes së PD në Divjakë nga shefi i komisariatit të këtij qyteti , duke deklaruar se Shqipëria nesër do të marrë pjesë në Referendumin kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit.

Presidenti apelon që me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet.

Duke ju referuar një denoncimi të faqes krimizgjedhor.com sipas të cilit shefi i Komisariatit Divjakë ishte kallëzuar 4 herë rresht gjatë këtij muaji nga dega e PD-së Divjakë, Meta thotë se ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu