Shefja e misionit të OSBE-ODHIR shkon në selinë e Partisë Socialiste për të takuar Kryeministrin Rama

0

Shefja e misionit të OSBE-ODHIR, Ursula Gacek, ka shkuar para pak minutash në selinë e Partisë Socialiste, ku dhe po zhvillon një takim me kryeministrin Rama.

Në fokus të takimit qëndrojnë zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gacek, zhvilloi një takim në selinë blu me kryedemokratin Basha.

Takimi zgjati rreth 1 orë e 45 minuta dhe u zhvillua pa praninë e mediave, ku në përfundim të takimit nuk pati deklarata nga asnjë nga palët. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të tjerë të PD-së, si Ivi Kaso apo Oerd Bylykbashi.

Në fokus të takimit besohet se ka qenë gjithashtu procesi elektoral për të cilin opozita ka bërë akuza për manipulim të votave.

OSBE-ODHIR pritet të publikojë së shpejti raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 Prillit, të cilat tashmë po kontestohen hapur nga Partia Demokratike si të parregullta dhe të manipuluara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu