Shembet Ura/ Fundoset kamioni i tonazhit të rëndë

0

Ura e Darzezës në Fier është shembur dhe si pasojë një mjet i tonazhit të rëndë ka rënë në lumë.

Burime bëjnë me dijese drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë ka mbetur i lënduar, dhe është ndihmuar nga banorët e zonës për të dalë jashtë makinës.

Gjendja e urës prej kohësh ka qenë e amortizuar dhe në disa raste banorët kanë ngritur shqetësimin, po kërkesa e tyre për ndërhyrje ka rënë në vesh të shurdhët.

Shkak i shembjes mendohet se ka qenë amortizimi dhe pesha e rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu