Shembja e banesave/ Banorët: Nuk na kanë njoftuar dhe nuk kemi marrë dëmshpërblim

0

 

Mëngjesin e ditës së sotme, përfaqësues të IKMT dhe forcat policore të Tiranës janë mbledhur për të lëvizur nga rruga objektet në mënyrë që të bëhet shembja e banesave në zonën e Tregut Elektrik.

Ndërkohë banorët e kësaj zone janë shprehur kundër këtij veprimi me arsyetimin se nuk janë lajmëruar më parë dhe nuk kanë marrë dëmshpërblim.

“Na kanë thënë që do shemben banesat se është rrugë. Nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim. Vetëm një person ka marrë”- kanë thënë banorët

Sipas tyre është një kohë e pamjaftueshme dhe nuk janë njoftuar më herët për këtë veprim. Ata shprehen se nëse do të ishin lajmëruar më herët do t’i kishin larguar vetë objektet dhe do të kishin përgatitur vendin.

Gjatë momentit shohim vetëm përfaqësues të bashkisë dhe policisë të cilët po mundohen të pastrojnë zonën nga objektet për të mundësuar më pas shembjen e banesave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu