Policia e Komisariatit nr.4 të Tiranës prangosën 5 persona dhe proceduan 2 të tjerë lidhur me shembjen e disa banesave ditën e djeshme në zonën e “5 majit”. Në njoftimin e policisë, këta 7 persona kanë sulmuar dhe dëmtuar disa punonjës të policisë në bashkëpunim mes tyre.
Të arrestuarit janë GJ.N., 64 vjeç, A.M., 52 vjeç, M.M. 51 vjeç, N.M., 40 vjeç dhe L.M. 32 vjeçe. Janë proceduar 35-vjeçari B.C. dhe një i mitur 17 vjeç.
Ndaj tyre rëndojnë veprat penale: “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Gj. N., 64 vjeç, A. M., 52 vjeç, M. M., 51 vjeç, N. M., 40 vjeç dhe L. M., 32 vjeçe, dhe proceduan penalisht shtetasit B. C., 35 vjeç dhe një shtetas të mitur 17-vjeçar, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.
Këta shtetas, ditën e djeshme, gjatë zbatimit të vendimit për prishjen e objekteve në rrugën “5 Maji”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta punonjësit e Policisë që ishin në detyrë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike.