Shembull inspirues i vogëlushes Elma Spaho. Me të ardhurat e siguruara nga shitja e punimeve të saj, siguron shërbimin terapeutik për një nga fëmijët e qendrës me aftësi ndryshe

0

Shembull inspirues i vogëlushes Elma Spaho. Akti i saj solidar në këtë fund viti vlen të vlerësohet maksimalisht veçanërisht për faktin se ajo ia dedikoi ndihmën fëmijëve me aftësi ndryshe.

Drejtuesja e “Qendrës Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta” znj. Fatma Spahiu në një postim në faqen e saj të facebook e ka përshkruar kështu këtë gjest të mrekullueshëm:

“Ta shohësh botën me sytë e një fëmije është gjëja më e mirë që duhet të bëjë çdo i rritur.
Të kontribuosh sadopak në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe nuk kërkon domosdoshmërisht të jesh i pasur nga ana monetare, por i pasur në shpirt.

Donatorja më e vogël e qendrës për vitin 2023 ishte ëmbëlsira Elma Spaho, e cila me të ardhurat e mbledhura nga shitjet e punimeve fantastike të bëra nga duart e vogla me shumë dashuri, siguroi ofrimin e një shërbimi terapeutik falas për një nga fëmijët e qendrës. Dhe përzgjedhjen Elma e mençur e bëri në mënyrë krejt rastësore në festën e fundvitit me fëmijët.
Jam shumë e lumtur që Elma do të jetë një ogur i mbare për 2024.”

Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe!/Nene Tereza/

Shpresojmë që “donatorja e vogël” të frymëzojë të tjerët për një angazhim më të madh në detyrën njerëzore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu