TIRANË– Shqipëria po përballet me të njëjtën situatë që u përjetua në Kiev në vitin 2018, në kohën kur kryeqyteti i Ukrainës priti finalen e Champions League që luhej mes Liverpool e Real Madrid. Siç edhe u raportua dy ditë më parë nga Dosja.al, çmimet kanë kapur majat dhe arrijnë deri në 9 mije euro për një natë në hotel, gjë që penalizon të gjithë tifozët të cilët kanë prerë biletat e kanë zgjedhur të qëndrojnë në Shqipëri për të ndjekur finalen e Ligës së Konferencës, Roma-Feynord.
Një shembull për Tiranën është mënyra se si Kievi bojkotoi hotelet e çmimet e kripura të tyre në vitin 2018. Konkretisht është shpjeguar në statusin e bërë nga gazetarja Matilda Terpollari, e cila para katër vitesh shkruante se shumë qytetarë, banorë të Kievit kanë hapur dyert falas për tifozët. Ata krijuan një grup në Facebook me emrin ‘divan pa lekë’ dhe herë pas here publikonin statuse ku jepnin adresën e banesës së tyre dhe numrin e shtretërve që kishin bosh për t’i ofruar.
A do ta ndjekë Shqipëria këtë metodë?
Statusi i plotë: KIEV
Nata e sotme në hotelet e Kievit në ditën e finales së Champions League, kushton 2 deri në 3 mijë euro. Po kaq do kushtojë edhe nesër për këdo tifoz që avionin e kthimit e ka 24 orë më pas. Kompanitë prestigjoze të hotelerisë së kryeqytetit të Ukrahinës nuk ju përgjigjën klientëve që kishin prenotuar që në Shtator vetem me 30 dollarë dhoma, por i lanë ato bosh në pritje të tifozëve, kundrejt çmimit marramendës 2-3 mijë euro nata. Mijëra tifozë evropianë që kishin prerë biletat për të parë sot në stadium finalen e Champion Ligës Liverpul- Real i Madridit u gjendën në shok. Mirëpo kur njerëzit bashkohen dhe të rinjtë nuk flenë ndërron historia. Disa studentë hapën një adresë në fb, e cila quhet ; “Kiev free couch” dmth “divan pa lekë “. Kete e bënë për tju kundërvënë hoteleve. Ata ftuan në shtëpitë e tyre pa pagesë tifoza nga e gjithë bota. Vetëm një ditë me pas në faqe u anëtarësuan mijëra qytetarë të Kievit. “Kam nje dhome mund te mbaj 2 3 vete”. “Kam 3 krevate.Falas !”. “Gjithshka falas për 3 ditë nga familja ime ”. Shumica e ukrahinasve në faqe nuk dinë anglisht, por komunikojnë me fansat e Liverpul dhe Real i Madridit me google translate. Me këtë iniciativë të jashtëzakonshme të popullit të Kievit pothuajse të gjithë tifozët janë strehuar në shtëpitë e tyre.
Populli i Kievit është ngritur kundër kompanive shumëkombëshe të hoteleve që duan të grabisin njerëzit e thjeshte si ata, e për një ditë tju marrin rrogën e muajit.
Kjo është një kryengritje, sipas stilit të tyre. Ky është një aprovim gjithashtu, se ata e duan Evropën dhe evropianet.
Tani perveç tifozëve ne Kiev është dhjetëfishuar numri i gazetarëve, të cilët në këto momente kryelajmin e tyre kanë pikërisht protestën e popullit të Kievit nëpërmjet mikpritjes.
Finalja e Ligës së Konferencës ka bërë që hotelet që shumëfishojnë çmimet e dhomave në Tiranë deri në 9 mijë euro nata. Në një denoncim të publikuar dy ditë më parë nga kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit Zak Topuzi shkruhet se për shkak të tifozëve që do të vendosen në Tiranë për ndjekur përballjen Roma-Feynord, çmmet janë bërë mjaft të kripura. Topuzi i bën thirrje kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrisë së Financave që të shikojë situatën dhe të kthejë gjithçka në normalitet.