KPK shtyn seancën për gjyqtaren e Elbasanit/ Arsyeja

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë seancën ndaj gjyqtares së pezulluar të Elbasanit, Enkelejda Kapedanit. Ajo nuk ishte e pranishme në seancë me arsyetimin se ishte sëmurë, teksa dorëzoi edhe një raport mjekësor.

KPK njoftoi se mbledhja e radhës do të zhvillohte në 16 maj në orën 10:00, teksa i ka bërë të ditur Kapedanit që të marrë masa për të qenë e pranishme, ose në të kundërt të dërgojë avokat, pasi nuk do të ketë më shtyrje të seancës.

Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, u bë e famshme disa kohë më parë për videot që publikonte në Tik Tok, nga ambienti i punës por jo vetëm, ku në disa video nuk mungonin as gjestet e turpshme, video të cilat i kushtuan edhe vendin e punës, pasi u procedua nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu