Vilma mjeke, Arjani drejtor në ministri. Çifti që u aksidentua dje kishte 20 vjet që priste fëmijën

0

TIRANË– Ata ishin bërë prindër pas 20 vitesh. Arjan Konomi është me profesion, Drejtor Arsimi në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Vilma është mjeke pediatre në Kombinat.

Për fat të mirë, foshnja ka dalë nga spitali, ndërsa prindërit janë ende të shtruar.

Burri ka thyerje të legenit dhe fraktura të tjera, ndërsa gruaja kishte hemoragji të brendshme dhe ndodhet në gjendje stabël në pavion.

Ata u shtruan ditën e djeshme në Spitalin e Traumës, pas aksidentit të shkaktuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmeni, i cili pa respektuar sinjalistikën, i përplasi në vijat e bardha në Rrugën e Kavajës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu