Shenjat që tregojnë se jeni njohur me dikë nga jeta e mëparshme

0

A keni takuar ndonjëherë dikë dhe keni ndjerë një lidhje të menjëhershme me ta? Ndoshta, keni thënë edhe në shaka e sipër se “ju duket sikur keni një jetë që njiheni”. Mbase, kjo është e vërtetë. Spiritualistët tregojnë 5 shenja që mund të nënkuptojnë se jeni takuar me këtë njeri në një jetë të shkuar.

1. Ndjeni një lidhje të menjëhershme, pozitive

Takoni një të panjohur totalisht dhe menjëherë krijoni një raport pozitiv me të. Ndiheni plotësisht të qetë me këtë person dhe mund të flisni me orë të tëra për gjithçka. Kuptoheni me njëri-tjetrin shumë shpejt dhe ndjeni se jeni njohur prej kohësh.

2. Keni një reagim të menjëhershëm, negativ

Në skajin e kundërt të spektrit, ju mund të ndjeni një mospëlqim të çastit për dikë që sapo keni takuar. Nëse nuk ka ndonjë arsye të dukshme për të mos e pëlqyer këtë person, ndoshta diçka negative ka ndodhur mes jush në një jetë tjetër. Megjithatë, kjo s’do të thotë që ju nuk duhet t’i njihni tani. Madje, mund ta mendoni dhe si një mundësi për të zgjidhur keqkuptimet e shkuara.

3. Dikush që mezi e njihni ju ndihmon pa ndonjë arsye të dukshme dhe anasjelltas

Dikush ju ndihmon në një farë mënyre, edhe me diçka fare të thjeshtë dhe nuk kërkon asgjë në këmbim. Ose në të kundërt, ju ndjeni një nevojë të jashtëzakonshme për të ndihmuar dikë që mezi e njihni. Ky mund të jetë çdokush – një bashkëpunëtor, mësues ose dikush që ju ofron diçka në momentin që keni nevojë.

4. Ka një lidhje telepatike mes jush

A ka dikush në jetën tuaj që ju e kuptoni aq shumë sa të dini se çfarë do të thonë para se ta thonë dhe anasjelltas? Shpirtrat që ndajnë jetëgjatësi priren të kenë një lidhje më të thellë sesa shpirtrat që thjesht po ndërveprojnë për herë të parë ose të dytë.

5. Marrëdhënia është jetëshkurtër, por intensive

Një marrëdhënie mund të jetë e dhimbshme, konfuzuese gjatë jetës aktuale, por ndoshta është pikërisht ajo që i duhej dy shpirtrave për të zgjidhur një përvojë nga e kaluara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu