Përsëritet ngjarja, policia vret 26-vjeçarin sepse ndodhej i dehur në park

0

Një 26 vjecar hispanik, Mario Gonzales, është vrarë nga policia në  Kaliforni. Ngjarja sjell në kujtesë atë të afro-amerikanit George Floyd dhe ka ndodhur në 19 prill. Por pamjet e kamerës së trupit të agjentit të policisë janë bërë publike vetëm orët e fundit.

Në këto pamje duket 26 vjecari në gjendje të dehur, i arrestuar dhe në pamundësi për të lëvizur, me fytyrë në tokë përreth pesë minuta.

Një agjent i vendos gjurin në kraharor duke e mbajtur me forcë pavarësisht lutjeve të tij për ta lënë të lirë. Përpjekjet për ta risjellë në jetë rezultuan të kota. Një zëdhënës i bashkisë së qytetit publikoi emrat e tre agjentëve të policisë të cilët u pezulluan menjëherë nga detyra.

Në një konferencë për shtyp vëllai i viktimës akuzoi policinë për vrasjen e tij, duke thënë se ajo ishte e shmangshme. Avokati i familjes nga ana tjetër u shpreh se një person i dehur në park nuk meriton dënimin me vdekje, duke akuzuar policinë se kishte gënjyer në raportin e parë për ngjarjen.

Në raport thuhej se 26 vjeçari kishte ndërruar jetë në spital dhe jo në vendngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu