Sherr i ashpër mes Armaldos dhe Luizit. Olta e përgëzon: Bravo Maestro!

0

Debati i nisur në dhomën e gjumit mes Armaldos dhe Luizit ka vijuar me tone të ashpra.

U duk se nuk ishin “armiq” brenda shtëpisë, por Armaldo dhe Luizi kanë pasur një debat ditën e sotme. Ishte këngëtari ai i cili i tha Armaldos “të ketë kujdes me humorin”, por kjo gjë revoltoi banorin e “BBV” i cili iu kthye keq. Vlen të përmedet se ‘Maestro’ u përgëzua nga Olta Gixhari për përgjigjen e tij.

Biseda:

Luizi: Kujdes me humorin!

Armaldo: Mua nuk më bën dot presion dhe as nuk më intimidon dot, nuk të shkon kjo me mua! Se kur bën ti humor ne e dëgjojmë, kurse kur bëjme ne ty të djeg!

Olta: Bravo Maestro!

Më pas Armaldo dhe Luizi janë përfshirë në një debat më fortë me njëri tjetrin.

Armaldo i ka kërkuar Luizit që të mos i drejtohet më me termin “çapaçul”.

Me tone të larta ai i është drejtuar: Unë kam hyrë këtu si Armaldo Kllogjeri, shko thuaj çapaçul atyre që ta lejojnë.

Armaldo tha se sipas tij Luizi duhet të ndalet me ofendimet ndaj tij dhe sidomos tha ai në sy të të tjerëve.

Tonet mes tyre u ngritën aq shumë sa ata po flisnin për sherr.
Armaldo: Mua në sy të të tjerëve mos më ofendo!

Luizi: A të thashë mos bëj humor me mua! Të dola borxhit!

Armaldo: kjo nuk është shaka, kjo është të bësh sherr! Jam gati për sherr. Të toleroi herën e parë dhe të dytë, por të tretën…

Luizi: Të tretën çfarë bën?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu