Sherr me grushte mes dy gjimnazistëve në Vlorë, procedohet mësuesi dhe vetë adoleshentët

0

Dy gjimnazistë janë konfliktuar me njeri-tjetrin në Vlorë, jashtë shkollës, teksa policia ka nisur procedimin ndaj tyre dhe një mësuesi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 53 vjeç (mësues në shkollën e fshatit Novoselë) dhe për dy nxënës të kësaj shkolle, njëri prej tyre 16 vjeç (djali i shtetasit A. O) dhe tjetri 17 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht, jashtë ambienteve të shkollës, për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit fizik, 17-vjeçarit iu gjet një 1 përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu