Sherr me th*ika në Durrës, i riu çahet në vetull, arratiset autori

0

Dy të rinjë janë konfliktuar fizikisht mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen nr. 6 të Durrësit, ku sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës nga njëri prej tyre.

Burime bëjnë me dije se dy të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit dhe kanë debatuar me njëri-tjetrin për motive banale. Më pas njëri prej tyre ka qëlluar me thikë tjetrin duke i shkaktuar një çarje në vetull.

Banorët e zonës kanë dërguar të riun e dëmtuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është mjekuar për plagën në vetull.

Autori ende nuk është kapur por dyshohet se Policia ka rënë në gjurmët e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu