Sherr me thika në Vlorë, plagosen dy persona

0

Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në qytetin e Vlorës.

Mësohet se dy persona të plagosur janë paraqitur në Spitalin Rajonal të qytetit për të marrë ndihmë mjekësore. Dyshohet se këta dy shtetas janë plagosur me thikë.

Policia ka mbërritur në spital dhe po heton për shkaqet e plagosjes.

Vlorë/Informacion paraprak:

Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç të dy banues në Vlorë. Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu