Një çift burrë e grua, të cilët kanë pasur mosmarrëveshje në lidhje me pronat që burri ka humbur, kanë qenë të pranishëm në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Burri emri i të cilit është Lufti, ka qenë i martuar me ish-gruan dhe nuk ka dashur t’ia japë divorcin, madje ai i ka dhuruar asaj dhe shtëpinë e tij dy katëshe. Kjo e ka çuar në konflikte me gruan aktuale sepse ajo i kërkon pronat që i ka dhënë ish-bashkëshortes, ndërkohë që ata tashmë po jetojnë me qera në mes të katër rrugëve.
Diskutimi i plotë:
Rita: Jam nga Peshkopia, jam martuar në Vorë në vitin 2005, më ka lindur djali në 2007. Që në momentin e martesës dhe deri më sot unë po vuaj me ish-bashkëshorten e tij dhe djalin e këtij.
Eni Çobani: Pse po vuan me ta ti sot sepse ata janë ndarë?
Lutfi: Nuk kam qenë i ndarë kur unë e kam marrë këtë. Nuk ma jepte gjykata kurrë derisa të mbushte djali 18-vjeç.
Eni Çobani: Domethënë ti e ke marrë këtë duke qenë i pa ndarë. Ti paske pasur dy gra, se tani po na dalin këto modele.
Rita: Kur unë jam njohur me këtë më ka thënë unë kam toka, kam prona, kam dyqan, kam shtëpi, kam qenë i martuar, kam një djalë, jam në proces gjyqësor me gruan. Zonja Eni kanë kaluar 15 vite, në 2015 është dhënë divorci sepse ne u larguam nga Shqipëria për në Gjermani.
Lutfi: Unë nuk të mora me zor në Gjermani. Thashë hajde ikim se kishim një kredi për të larë.
Rita: Shkuam për një jetë më të mirë aty dhe na kthyen mbrapsht. Zoti Lutfi, ti më the se ke prona e shtëpi, ku i ke? Ne jetojmë me qira. Gruaja i ka shitur tokën, i ka shitur shtëpinë se nuk është ky i zoti. Je mashtrus, ku i ke pronat, t’i merr gruaja pronat, t’i shet gruaja pronat ty.
Lutfi: I ka shit kapoja i gjykatës, kryemafia e gjykatës para ’90-ës.
Rita: A je pronar ti, ku i ke pronat?
Eni Çobani: Rita ti do ta ndash Lutfiun se nuk po të kuptoj?
Rita: Po, do ta ndaj fare.
Lutfi: A do të ndahesh, ndahu, pse erdhe këtu. Unë jam mysliman dhe marr 7 gra. Nuk kam për të të pyetur ty fare, ik këput qafën.