Sot Thaçi dhe Krasniqi përballen për herë të parë me Hagën

0

Në këtë javë ish-krerët e UÇK-së :Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të paraqiten për herë të parë në seancat fillestare gjyqësore.
Paraqitja fillestare e Jakup Krasniqit, ish-zëdhëndës i UÇK-së dhe ish-kryetar i parlamentit të Kosovës, do të bëhet sot në ora 11:00. E më pas në ora 15:00, do të bëhet paraqitja fillestare e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit dhe deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit, të cilët do të dalin në seanca fillestare të martën dhe ditën e mërkurë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu