Vazhdon lista…Lidhja sekrete e Kejvina Kthellës me djalin e Hashim Thaçit. Si ia shijoi pasurinë deri sa ia konfiskuan

0

Aktakuza, dorëheqja dhe konfiskimi i shtëpisë së ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte lajmi që bëri xhiron në mediat kosovare, shqiptare, por jo vetëm. Lajmin për konfiskimin e shtëpisë së Thaçit e ka bërë avokati i tij, Dastid Pallaska.

Dastid Pallaska deklaroi:

Bastisja është kryer. Sa u përket qëllimeve të bastisjes, mund të them se ishin jashtëzakonisht të përgjithshme. Rrjedhimisht, nuk dukej se kishte ndonjë shenjëstrim të duhur të bastisjes, që është parakusht procedural për urdhërimin e saj.
Lajmi në vetvete është një ngjarje për t’u mbajtur mend, por më e veçanta është lidhja top sekrete e modeles Kejvina Kthella dhe djalit të Hashim Thaçit, Endrit Thaçi. Por si u njohën ata të dy? Sipas burimeve mësohet se ‘ura’ që lidhi çiftin është këngëtarja e njohur, Tayna. E pra miq, tani e zbuluam arsyen e vërtetë të udhëtimeve të shpeshta të Kejvinës për në kryeqytetin e Kosovës. Por veç Kejvinës, Endriti njihet edhe për lidhjen me Lotinën, vajzën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, kundërshtari politik i Thaçit. Kësaj i thuhet të dashurohesh me vajzën e ‘armikut’ të babait! Ndërkohë vetë Kejvina u njoh nga publiku pasi u shfaq si ish-velina e Ermal Mamaqit dhe si ish e dashura e reperit të njohur, Seven Saraqi.

Nisur nga trazirat në familjen Thaçi, mund të themi se edhe marrëdhënia e Kejvinës me Endritin mbetet në mëshirën e fatit dhe rrjedhën e ngjarjes kryesore në Prishtinë. Ndërkohë pas aktakuzës së vendosur ka reaguar edhe i biri i Thaçit, Ai përmes një postimi në “Instagram” shkruan se do ta marrë malli, por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lart.

Endrit Thaçi shkruan:

Baba im ka fituar betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republikë. Tash do të udhëheqë betejën për drejtësi. Do të më marrë malli shumë, por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lart fitoret e tua me mamin, familjen tonë, shokët. Do të pres me padurim, edhe pse shpejt do të kthehesh në shtëpi!joq.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu