Sherr në burgun grek, shqiptari bën për spital grabitësin e njohur

0

 

Një sherr ka ndodhur në burgun e Domokosë mes një shqiptari dhe grabitësit të njohur Giannis Dimitrakis.

Ky i fundit është dërguar në spital pasi ka marrë goditje të rënda në kokë nga shqiptari teksa është shtruar në repartin neurologjik në Lamia, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë 39-vjeçari shqiptar u kthye sërish në burg pasi u dërgua në Gjykatën e Lamias.

Dimitrakis njihet për grabitjen e një banke në Greqi disa vite më parë. Ai si dhe për pjesëmarrjen në grupet anarkiste apo edhe pranë Agimit të Artë.

Burimi: newsbreak.gr, joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu