Një përplasje e dhunshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një nga parkingjet e lokaleve në qendër të Elbasanit, rreth orës 21:00.
Raportohet se dy persona kanë përfunduar në spital me fraktura.
Incident janë përfshirë disa persona dhe është dashur ndërhyrja e forcave “Shqiponja” për të normalizuar situatën e krijuar.
Policisë ka ndërhyrë forcërisht, pasi ka hasur rezistencë dhe ka shoqëruar të paktën dy persona në komisariat.