Dy persona janë vënë nën hetim pas një sherri për motive prone në fshatin Katjela në Prrenjas.Në sherr janë përfshirë një 30-vjeçar E.D dhe V.Rr 40-vjeçar.
Personi me inicialet E. D ka goditur me grushte dhe sende të forta 40-vjeçarin V.Rr, ku ky i fundit ka dëmtuar me mjete të forta automjetin e 30-vjeçarit.