Sherri mes dy komshinjve që çoi në vdekjen e 56-vjeçarit, kush është autori i arrestuar

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku pas një sherri mes dy komshinjve, njëri prej tyre humbi jetën si pasojë e goditjes me grusht në qafë.

Policia ka arrestuar shtetasin Alban Meneri, i cili ka rrahur Nikolin Stakën, që dyshohet se humbi jetën si pasojë e hemorgagjisë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të shtunës, ndërkohë që Staka ka qëndruar për më shumë se 24 orë në reanimacion, pa mundur që të shpëtojë për shkak të hemoragjisë.

”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

51-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu