Sherri në Bathore, reagon policia: U konfliktuan disa të rinj, 5 të plagosur

0

Policia ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me sherrin masiv të regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Bathore të Kamzës.

Sipas autoriteve policore, në konflikt janë përfshirë disa të mitur, për motive të dobëta, ku për pasojë janë plagosur me thikë 5 prej tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores.

Të miturit e plagosur ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar në komisariat.

“Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur.

Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.” – thuhet në njoftim.