Sherri në lokal,merret vendimi për reperin e njohur

0

Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendimin pëe reperin Dibran Hoxhaj, i njohur me ermin e artit ‘Kobra’, i cili dy ditë më parë u përfshi në përleshje në një lokal në një qendër tregtare në Prizren. Si pasojë mbeti me lëndime trupore një person.

Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, kurse të pandehurit L.B., i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh.

Njoftimi i Gjykatës:

“I pandehuri L.B., me datë 02 prill në orët e mbrëmjes, në Prizren, seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit apo shkaktimit të ankthit te personit tjetër – të pandehurit D.B., në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje që kishin para dy jave, i pandehurit L.B., i afrohet te tavolina të pandehurit D.H., dhe i drejtohet me fjalët kërcënuese “çu dil jashtë se t’i derdhi trutë” dhe kishte vendosur dorën në çantën e tij, me ç ’rast të njëjtit i shkakton ankth dhe frikë.

Kurse më datë, kohë dhe vendin e njëjtë, i pandehuri D.H., i shkakton lëndime të rënda trupore dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin të pandehurit L.B., në atë mënyrë që pasi që i njëjti i kërcënohet me fjalët e theksuara më lartë, në shenjë revolte e godet me grusht në fytyrë të pandehurin L.B., dhe pas rrëzimit në tokë e godet edhe me shqelma disa herë, me ç ’rast me këto veprime i shkakton lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar edhe në raportin mjekësor”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu