Sherri për kujdestarinë, Hila vrau ish-partneren në sy të vajzës 4-vjeçare e babait

0

Debati që solli vrasjen e 40-vjeçares Xhuljana Topalli pasditen e sotme në fshatin Nënshat të bashkisë së Vaut të Dejës, ka qenë kujdestaria e vajzës së tyre 4-vjeçare. E vogla jetonte me të ëmën pas ndarjes së prindërve, por 50-vjeçari Niko Hila donte të merrte kujdestarinë e vajzës.

Këtë pasdite, ai shkoi në shtëpinë e vajzërisë së Topallit, ku 40-vjeçarja jetonte me të atin e sëmurë e të bijën e mitur. Ai e qëlloi ish-partneren me breshëri kallashnikovi në dy të të atit të sëmurë të 40-vjeçares e vajzës së mitur. Më pas qëlloi veten duke tentuar vetëvrasje. Hila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën. 50-vjeçari ka qenë emigrant në Greqi dhe nuk njihej si njeri me probleme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu