Me qëllim integrimin e të rinjve me nevoja të veçanta dhe shpalosjen e potencialeve të tyre u prezantua në Teatrin Skampa shfaqja “Hidhur”.Për herë të parë në Shqipëri, një skenë
e teatrit elitar si ajo e Elbasanit u ndriçua nga gërshetimi i lojës brilante te tre niveleve aktoriale: të rinj profesionistë, të rinj amatorë dhe të rinj me aftësi ndryshe.
Drama “Hidhur” trajton një pjesëz të realitetit shqiptar,e cila vjen në formë proteste nga të rinjtë që kërkojnë ta ndryshojnë sistemin, sikundër trajton edhe tema sociale e filozofike.
Spektatori e pati jo pak të lehtë ta kuptonte këtë ndasi pasi të rinjtë me aftësi ndryshe falë përkushtimit bashkëpunuan mrekullisht me aktorët në skenë.Ndonëse një eksperiencë totalisht e re trupa teatrale dhe regjisori Arbër Jakllari u shprehën të impresionuar për performancën dhe mesazhet e përcjella.
Drejtoresha e Qendrës Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta, Fatma Spahiu përcolli dy mesazhe të drejtpërdrejta për prindërit që kanë fëmijë me aftësi ndryshe dhe dhe institicionet vendore.Z.Spahiu gjithashtu është prind i një vajze me nevoja të veçanta.
Shfaqja “Hidhur” erdhi si fryt i bashkëpunimit midis Këshillit të Qarkut Elbasan, Qendrës së Artit dhe Qendrës Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta./Infoweb Media


