Shfrytëzoi ngjashmërinë për të kalur doganën, pranga 53-vjeçarit që falsifikoi dokumentin

0

Eshtë bërë arestimi në flagrancë i një 53-vjeçari me iniciale Z.K nga Policia e Durrësit , në Port Durrës.

I arrestuari ka tentuar të përdorë një mjet identidikimi të një shtetasi tjetër dhe një leje qëndrimi gjermane për të kalur pikën doganore.

Njoftimi i Policisë:

Nga shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit kosovar Z. K., 53 vjeç banues në Kosovë.

Ky shtetas për të kaluar kufirin ka përdorur pasaportë kosovare dhe një leje qëndrimi gjermane në emër të një shtetasi tjetër, duke shfrytëzuar ngjashmërinë.

Policia Kufitare vijon kontrollet e alternuara në bazë të rriskut dhe me përzgjedhje, si dhe në kufirin jeshil me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu