Elbasan- Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fee”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë realizuar arrestimin e shtetases F. G., 23 vjeçe, shtetase e Peru, e shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni.
Operacioni ka vazhduar në Tiranë, ku është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i 23-vjeçares, e dyshuar për angazhimin në aktivitete të shfrytëzimit të prostitucionit.
Ajo dyshohet se, në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishte marrë me qira ambiente të përshtatshme për prostitucion dhe se ofronte shërbime seksuale përmes faqeve online, kundrejt pagesave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.