Në qarkun Elbasan, gjatë ditës së sotme janë regjistruar 14 mm reshje shiu. Deri në këtë orë, nuk raportohet asnjë problematikë nga sektorët e Emergjencave Civile në të 7 bashkitë e qarkut.
Lumi Shkumbin paraqet prurje mbi mesatare, por pa krijuar shqetësime përgjatë shtratit.
Nga HEC Banjë është rritur sasia e shkarkimeve, duke arritur në 150 m³/sek, përveç 100 m³/sek që lëshohen nga prodhimi. Kjo ritmikë do të vazhdojë deri rreth orës 21:00, pas së cilës do të bëhet rivlerësimi i situatës për veprime të mëtejshme.
Fushat e Sulovës, të cilat janë në hartën e rrezikut në raste shkarkimesh të larta, aktualisht nuk paraqesin asnjë rrezik dhe nuk kanë shenja përmbytjeje.
Në zonat e larta, veçanërisht në Steblevë, janë regjistruar reshje dëbore me trashësi rreth 5 cm.
Aksi Librazhd–Steblevë është i hapur dhe qarkullueshëm pa probleme.





